September 25, 2021

E FUNDIT/ Thellohet skandali, SPAK lëshon urdhër-arrest për ish zv/Ministren

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendos “arrest shtëpie” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ndaj saj prokuroria ka ngritur akuzën e ” Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike, e kryer në bashkëpunim,

“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur provat konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qellim që shtetasja Rovena Voda te ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive…”-njofton SPAK.

vijon… /albeu.com/

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *