September 25, 2021

E hëna dita vendimtare, Pochettino rikthehet te Tottenham me një kusht

Shpërndaje lajmin

Mauricio Pochettino u bë trajner i PSG-së më 2 janar. Trajneri argjentinas fitoi Superkupën dhe Kupën e Francës, por dështoi në kampionat (Lille u shpall skuadra kampione) dhe u eliminua nga Manchester City në gjysmëfinalen e Champions League.

49-vjeçari drejtoi Tottenham gjatë viteve 2014-2019 dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim sërish në stolin e skuadrës londineze. Presidenti Daniel Levy ka nisur nga puna për të rikthyer Pochettinon, i cili është dakord në parim por ka një kusht.

AS raporton se tekniku ka kërkuar që të ketë në dispozicion Harry Kane, kapitenin dhe goleadorin kryesor të skuadrës. Me sulmuesin anglez ka një lidhje të veçantë dhe nuk e mendon dot Tottenham pa shërbimet e 27-vjeçarit.

Drejtuesit e klubit ishullor janë gati t’ia plotësojnë këtë dëshirë Pochettinos, teksa The Sun shkruan se ditën e hënë do të nisin bisedimet me homologët e francezë, me synimin për të gjetur një marrëveshje në lidhje me trajnerin latin. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *