E imitojnë çdo javë, si e ka pritur Bujar Asqeriu? Miq dhe ‘rivalë’, 3 aktorët ndajnë sekretet

Shpërndaje lajmin

Të ftuar në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ishin të ftuar tre aktorët e talentuar të spektalit “Kosherja” të cilët i kanë surprizuar të gjithë me rolet dhe imitimet e tyre. Franc Bregu, Vasian Dhimo dhe Aleksander Mitrollari treguan se në dukje imitimet duken të thjeshta por në fakt janë shumë të vështira sepse duhet shumë punë duke filluar që nga mimika, e folura etj.

“Fakti që ti mund ta imitosh një personazh, mund ta kesh kapur vokalisht po themi, por edhe studimi është një pjesë e procesit të përgatitjes së një personazhi aq më tepër kur e imiton sepse do që ta kapësh në të gjithë dimensionin e vet”, theksoi Franci.

Edhe Aleksandri shtoi se imitimi i Niko Komani nuk ishte aspak i lehtë sepse nuk kanë gjëra të përbashkëta dhe i është dashur shumë studim. Një tjetër personazh që ra në sy ishte Profesori, imitimi që Franci i bën Bujar Asqeriut. Ermali e pyet nëse ka pasur ndonjë koment nga aktori i madh teksa Franci tregoi se ka dëgjuar se e ka pritur me sportivitet.

A ka konkurrencë mes tyre? Ata u shprehën se nuk kanë konkurrencë apo betejë mes kolegevë, madje ata theksuan se brezi i ri i aktorëve ka një mënyrë të re aktrimi që bën diferencën mes brezave. Teksa me shaka u ngacmuan nga Ermali për pagesat e tyre, Vasiani tregoi se nuk kane folur kurrë edhe si miq, se sa paguhet njëri apo tjetri. /abcnews.al

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *