November 28, 2021

“E ka zhytur vendin në borxhe”, Basha: Këta mjelin shtetin

Shpërndaje lajmin

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së Ramës ditën e sotme.

Sipas Bashës, borxhi i lartë publik që ka akumuluar qeveria është një shqetësim i madh për shtetin.

Në diskutimet për Eurobondin, Basha tha se kjo qeveri ka marrë borxh më shumë se çdo qeveri tjetër, para 2013 dhe që miliardat e marra, sipas tij, nuk kanë shkuar për shqiptarët.

Basha tha se Rama është përgjegjësi kryesor për largimin e të rinjve nga vendi.

“U lexua qartë mesazhi i tij se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve. Pyetja që sot dua të shtroj para shqiptarëve është nëse realisht është e pamundur që të ndalohet kjo katastrofë kombëtare  ndodh nga jugu në veri? Teksa shohim shkolla q mbyllen, fshatra që zhduken, të rinj që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen në vendin e tyre. Një tkurrje alarmante ne q vendos në pikëpyetje serioze qëndrueshmërinë tonë si shoqëri. Përgjigjen që ky, ndër rekordet e vendit të errëta, ka renditur Shqipëriën para Sirisë së Asadit. Në tetë vite edhe pse ka rritur taksat Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku.

Miliarda euro borxh që nuk përkthehen në mirëqënie. Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve sa të gjitha qeveritë e marra bashkë nga 1991 në 2013, që nuk shkuan për qytetarët. Jo vetëm që nuk e bënë Shqipërinë në një vend më të jetueshëm, por e kthyen në vendet që konkurron me vendet që janë në luftë civile. Ku shkuan këto miliarda? Në këtë shtet të cilësuar si të kapur nga korrupsioni, këto miliarda të marra në emër të shqiptarëve shkojnë për një grusht të vogël njerëzish që janë të lidhur ngushët me këta mbrapa. Që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjve. Këto javë diskutime në komisione mund t’ju kenë lodhur nga shifrat , por 2 miliard euro për 7 kontrata të reja në PPP tregojnë qartë se prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave. Prandaj kur e pysin për largimin e shqiptarëve ngre supet,” tha Basha./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *