E konfirmon grupi Wagner: Prigozhin u vra gjatë rrëzimit të avionit

0
Shpërndaje lajmin

Yevgeny Prigozhin u vra në rrëzimin e avionit, ka thënë një kanal Telegram i lidhur me Wagner Group.
“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë”, thuhej nënjë postim në kanalin e Zonës Gri.
“Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë“, shtohej më tej.
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse kështu që nuk mund të thuhet ende me siguri se ai ka vdekur.
Kanalet e lidhura me grupin mercenar kanë raportuar gjithashtu se bashkëthemeluesi i tij Dmitry Utkin u vra në aksident.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *