E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: I fundit që flet për moral
Benjamin Netanyahu i është përgjigjur presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e krahasoi atë me Hitlerin.
Në një postim në Tëitter, kryeministri izraelit tha se “Erdogani, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve për kundërshtimin e sundimit të tij, është personi i fundit që mund të na mësojë moralin”.
“IDF është ushtria më morale në botë që lufton dhe shkatërron organizatën terroriste më të urryer dhe mizore, Hamas-ISIS, e cila ka kryer krime kundër njerëzimit dhe Erdogan e lavdëron dhe pret zyrtarët e saj të lartë”, shtoi kryeministri izraelit.
Më herët, Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte ndryshe nga diktatori nazist Adolf Hitler dhe i krahasoi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës me trajtimin e nazistëve ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ka 2 vjet që mban me gënjeshtra mbështetësit” – PD e Bashës i përgjigjet Berishës
U “zhduk” për 2 javë, Navalny flet burgu: Rraskapitëse, s’prisja të më gjenin