E mbyti me duart e veta dhe inskenoi gjithë skemën e krimit, piloti 32 vjeçar pranon vrasjen e Carolinës

Shpërndaje lajmin

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos  ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Carolinës disa javë më parë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se pas 8 orësh pyetje nga policia greke, 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ai rrëfeu tek autoritetet se bashkëshortja e kishte kërcënuar se do merrte fëmijën 11 muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranojë fajin çka çoi dhe në arrestimin e tij.

Pas më shumë se një muaji hetimesh, policia arriti të gjejë prova të mjaftueshme për të identifikuar 32-vjeçarin si autor të vrasjes së studentes 20-vjeçare. Në deklaratat që ai ka dhënë në polici kanë qenë kontradiktore.

Së pari, nga ekspertiza shkencore që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së krimit dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.

Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.

Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *