E mori veturën Audi Q8 me qira në Kosovë dhe e shet në Shqipëri

Share

7c54ea64 4bd3 443b 999d 65241bd1395c

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nje veturë e tipit AUDI Q8 është marr me qira në kompaninë “Renta a Car Prishtina” në Aeroportin e Prishtinës, të cilën më pas e ka shitur në Shqipëri, shkruajnë mediat kosovare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kosovari dyshohet se e ka shitur atë në territorin e Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.

“ANP Adem Jashari, Prishtinë 19.02.2021-17:20. Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Albinfo.ch nga burimet e brendshme merr vesh se bëhet fjalë për një qytetar me iniciale H.G me dokumente zvicerane dhe se autori i veprës në fjalë thuhet të jetë nisur për në shtetin e Zvicrës.

Ndërkohë policia e Kosovës tregon se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, vetura është lokalizuar në Shqipëri në bazë të sistemit GPS.

Nga ana tjetër policia e Shqipërisë e ka sekuestruar veturën dhe është nën mbikëqyrjen e tyre. /Albinfo.ch


Share

Komente