September 20, 2021

“E neveritshme”, Loco i del në mbrojtje Sindit pas sherrit me Julin dhe i kthehet produksionit

Shpërndaje lajmin

Sindi u përball ditën e djeshme me Julin, pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte ofenduar familjen gjatë një videoje live në Instagram. Për të vërtetuar fjalët e saj, Sindi kishte sjellë në studio edhe videon, në të cilën Juli dëgjohej duke sharë. Pas transmetimit të videos, Sindi u shpreh se familja e saj e kishte përjetuar shumë keq këtë gjë dhe se madje e ëma kishte marrë qetësues të fortë.

“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh Sindi.

Juli nga ana e tij e pranoi që kishte sharë, por tha se e kishte me telefonin dhe jo me Sindin. Kjo e fundit nuk e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se këto janë justifikime dhe i kërkoi julit që t’i kërkonte falje familjes së saj. Mirëpo Juli nuk e bëri këtë gjë, deri në momentin që Sindi la mikrofonin dhe u largua mes lotësh nga studioja.

Pas gjithë kësaj situate Sindi ka marrë shumë mbështetje, por i pari që i doli në mbrojtje ishte Elvisi. Ky i fundit ka ndarë në Instagram momentin e largimit të Sindit dhe iu ka kërkuar llogari konkurrentëve të “Për’puthen” se pse nuk reaguan pas asaj videoje të rëndë. Madje ai shprehet se është e neverithsme që produksioni justfikon ofendimet dhe përkrah antivlerat.

“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi në postim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *