E pa bashkëshorten në një reklamë në Zvicër, reagimi i Bleros do ju bëjë të qeshni

Share

Bashkëshortja e Blero Muharremit, Afrona Dika, prej kohësh jeton në Zvicër e për këtë arsye edhe pas martesës nuk mundi që të zhvendosej në Kosovë për shkak të angazhimeve profesionale.

Ajo është përfshirë në fushata të ndryshme reklamash, prandaj edhe është zgjedhur si imazh i kompanive të ndryshme.

Së fundmi, Blero duket se ka vizituar Zvicrën dhe në një autobus ka parë të ngjitur një foto të Afronës.

Ai ka realizuar një foto të kësaj pamjeje për ta ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, duke treguar se është shumë krenar për partneren e tij.

“Oj gru, ka je ka shkon bre?”, ka shkruar me shaka Blero krahas fotos së reklamës në autobus./epokaere/

blero muharremi 10 266x480 1


Share

Komente