E para në rajon për procesin e vaksinimit, Serbia merr 150 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca

Share

Serbia është bërë vendi i parë në rajon që ka marrë doza të vaksinës AstraZeneca dhe ndër të paktët në botë që kanë katër lloje vaksinash kundër COVID-19.

Ditën e sotme mbërritën edhe 150 mijë doza të AstraZeneca të importuara nga India ku ndodhen edhe fabrikat më të mëdha të kompanisë britanike.

Ato u pritën në aeroport nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë në Beograd. Serbia ka aktualisht 4 doza të vaksinave kundër COVID-19, Sputnik V të rusisë, Sinopharm të Kinës, Pfizer dhe së fundi AstraZeneca.

Vuçiç tha se deri në fillim të prillit, 20% e popullsisë serbe do të ketë marrë një dozë vaksine.

Ai u shpreh krenar që Serbia është një ndër tre shtetet e vetme në botë, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë në dispozicion 4 lloje vaksinash kundër COVID-19.


Share

Komente