E qëlluan katër persona, pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit në Ksamil

Shpërndaje lajmin

Biznesmeni Gramoz Memaj mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mbrëmjen e sotme në Ksamil. Memaj u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për abcnews.al se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh. Kjo është edhe pista kryesore ku është fokusuar policia. Besohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memajt.

Ndërkaq, arma e përdorur në krim është e tipit pistoletë. Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *