E quajti qelbësirë/ Arian Çani nuk ia përton të ftuarit: E bën për show

Share

Debate të forta ka pasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e lirë të Arian Çanit, mes tij dhe studiuesit të ftuar Agron Dalipaj.

Dalipaj teksa hedhur disa akuza për gjuhën shqipe ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike është ankuar për kohën që kishten dispozicion në emision. Ai nuk kurseu as fyerjet ndaj moderatorit të emisionit, duke e quajtur qelbësirë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Çani i tha se edhe pse ka 20 vjet që ka inat me Akademinë e Shkencave, Dalipaj nuk ka bërë denoncime me fakte dhe dokumenta por e bën për show.

“Mund të jesh i pakënaqur me mua, mund të më shash edhe pse është hera e tretë që vjen në studio. Ke 20 vjet që ke inat me Akademinë e Shkencave, që kur ke ardhur para 5 vjetësh te unë, të kam thënë që t’i bësh denoncime meqë the që ke fakte, dokumente. S’ke bërë asgjë, e bën për shoë. Ti bën tënden, tjetër gjë që drejtësia mund të mos e marri parasysh. Nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit ta kenë gabim dhe ti ta kesh mirë”, i tha Çani.

“Kjo punë ka ngjallur interes kombëtar, puna e gjuhës. Kam dokumenta që janë anti-shqiptare, do t’i çoj në Prokurori”, tha Dalipaj./CNA.al


Share

Komente