E rëndë në Berat; 33-vjeçari qëllon me thikë dy të rinjtë, nisen me helikopter drejt Tiranës

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Bëhet me dije se shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç. Dy të rinjtë e plagosur janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur me helikopter për në spitalin e Tiranës.

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.


Share

Komente