Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Baldushk të Tiranës.
Mësohet se një i ri, 21 vjeç është gjetur pa shenja jetë, i vetëvarur në një pemë.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.