E rrallë në ekranet shqiptare, magjistari italian shtang LIVE! Kthen kohën 5 minuta, magjia unike!

Shpërndaje lajmin

Ekskluzivisht në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte fituesi i “Italia’s Got Talent” Stefano Bronzato. Ai tregoi gjithë rrugëtimin e tij të deritanishëm drejt magjisë dhe pritshmëritë pas fitores se madhe. Mësuam se që në moshën 7 vjeçare kishte filluar të tërhiqej nga magjia edhe pse familja në fillimet e tij ishte tej mase skeptike.

Ndër të tjera Stefano tha se do të marrë pjesë edhe në kompeticione të tjera dhe se nuk do të qëndroj vetëm si fitues i “Italia’s got talent”. “Që fitova “Italia Got Talent” nuk do të thotë që isha më i miri, por do të thotë që ai ishte momenti im. Dua të shkoj ndoshta edhe në programe të tjera si ai anglez apo amerikan”.

Cilat janë kërkesat më të çuditshme që i vijnë nga publiku italian? Ermali i tha me shaka se shpesh priten nga ata të shtojnë apo ndryshojnë parat. Stefano pohoi se shumë ja kërkojnë por nuk e aplikon. Moment shumë gazmor ishte ajo e kërkesës që merr nga burrat italian: “më zhduk gruan”.

Gjatë intervistës në studio ai bën disa magji që i habitën të gjithë, por ajo më e çuditshmja ishte kthimi i kohës 5 minuta pas. Për herë të parë në Shqipëri ai la pa fjalë Ermalin por edhe publikun nga shtëpia. Ktheu kohën 5 minuta, aq sa kërkoi Ermali. Jo vetëm kaq, rishikoni videon në Youtube për të kuptuar magjitë e tij unike në ‘Abc e pasdites’. /abcnews.al

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *