Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kosovë, kur një pacienti i është nxjerrë telefoni nga lukthi. Intervenimi është kryer në një ordinancë në Malishevë.
Ngjarja ka ndodhur më 30 mars dhe nga ordinanca kanë njoftuar se pacienti ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë.
Sipas njoftimit, procedura është kryer pa komplikime.“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmerise, sillet nga familjarët në ordinancën OSG në Malishevë, me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil, duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime”, thuhet në njoftim. Ndërsa është bërë e ditur se pacienti referohet për trajtim të mëtejmë te psikiatri.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *