E trishtë/ Aktori i njohur ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare
Është ndarë nga jeta aktori i njohur i kinematografisë turke, Umut Avcı. Aktori pësoi mpiksje në tru dhe për 15 ditët e fundit ishte në spital në luftë për jetën.
Lajmin për vdekjen e Avcı e ka bërë të ditur kolegu i tij, aktori i njohur Levent Can . Can e ndau trishtimin e tij duke thënë: “Ky është një lajm që më trishton shumë . Kam humbur një mik shumë të talentuar dhe zemërmirë, me të cilin ndava skenën me shfaqjen “Gugukkuşu” rreth 7 vjet më parë”.
Umut Avcı, i cili humbi jetën në moshë të re luajti në filma si, “Hep Yek”, “VerKaç”, “Ailece Şaşkınız”, “Bir Zamanlar Kıbrıs”.