E ulët nga mediat serbe, e ofendojnë keq Ramush Haradinajn, ja si e quajtën

Share

Mediat serbe, kanë transmetuar deklaratën e Ramush Haradinajt, duke iu referuar si ‘terr orist’ për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Vecernje Novosti, në artikullin me titull “Terro risti që dëshiron të bëhet President’ shkruan se Haradinaj ka deklaruar ‘se nëse zgjidhet në këtë post do t’i jepte prioritet anëtarësimit të – sic i referohet media beogradase Kosovës – ‘shtetit fals’.

Mediat serbe poashtu kanë transmetuar deklaratën e Haradinajt se ‘nuk është i interesuar për pozitën e kryeministrit por për atë të presidentit’.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se vazhdon të mbetet kandidat për president të vendit.

Madje ai kishte thënë se si president do ta ketë prioritet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Si president do ta kem prioritet anëtarësimin e Kosovës në NATO, por edhe sigurinë e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit”, ishte shprehur ai.


Share

Komente