“E vetmja që na hape telefonin”, Besi lë “pa fjalë” këngëtaren: Të gjithë të tjerët janë në Dhërmi

Shpërndaje lajmin

Marjona Metohu është një nga këngëtaret e reja më të preferuara të momentit. Kënga e saj “A isha” u rendit tek këngët më të pëlqyera të festivalit “Kënga Magjike” dhe dëgjohet kudo.

Mbrëmjen e sotme, Marjona është e ftuar në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku ka qenë pjesë e skeçit të Parodistit.

Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte hyrja e këngëtares dhe prezantimi nga Bes Kallaku. Ata krijuan shumë të qeshura me batutat e tyre.

Marjona: Faleminderit shumë për ftesën. Jam shumë e lumtur që ndodhem në këtë program.

Besi: Përshendes ata që më duan dhe i dua.

Marjona: Jo, jo, e kisha për programin, sepse unë i adhuroj programet e tilla me të qeshura, mbi të gjitha shumë ndjekur nga të gjithë familjarë, grupmosha. Kështu që faleminderit për ftesën.

Besi: Rrofsh për qokën, në raste të tilla ta shpërblefsha.

Marjona: Vetëm një pyetje, mund ta bëj?

Besi: Po.

Marjona: Jam kurioze të di, nëse nuk do më kishe ftuar mua këtu sot, kush do ishte?

Besi: Çik vështirë me thënë të drejtën, po nga që nuk na e hapi telefonin kush nga këto artistët sepse ishin të gjithë në Jalë dhe në Dhërmi. Ti ishe e vetmja që ishe në Tiranë dhe na hape telefonin. Faleminderit, rrofsh! l.k/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *