E zhdukur nga 11 shtatori, policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e shqiptares 15-vjeçare
15-vjeçarja shqiptare Rahmona Jusufi, e cila rezulton e zhdukur që nga 11 shtatori po kërkohet nga Policia në Gjermani dhe familjarët e saj.
Sipas raportimeve nga Bild, ajo ishte nisur për në shkollë si zakonisht, por nuk kishte arritur atje.
Jusufi u lajmërua si e zhdukur, por pasi hetimet nuk rezultuan me sukses, policia publikoi fotografitë dhe po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga policia, Rahmone Jusufi kishte të veshur një pulovër të zezë-gri, pantallona sportive dhe atlete të bardha.
Për herë të fundit ajo ishte parë në Hans-Warsch-Platz, Ludwigshafen.