April 19, 2021

Edhe 200 mjekë kosovarë do të marrin nesër vaksinat anti-Covid-19 në Kukës

Shpërndaje lajmin

Edhe 200 mjekë të Kosovës nesër do të udhëtojnë për në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Këtë lajm e ka konfirmuar, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Nesër për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla për KosovaPress.

Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.

Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *