Edhe Kosova përfshihet nga përmbytjet, FSK përdor gomone për evakuimin e banorëve

Share

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa zona të Kosovës, ku ajo më e prekura është ajo e Gjakovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e fundit për mediat, bëri me dije se në orët e mbrëmjes së të shtunës iu ka ardhur në ndihmë rreth 60 banorëve në Gjakovë, banesat e të cilëve ishin përfshirë nga uji dhe rrezikonin seriozisht jetën.

Banorët e evakuuar, disa prej të cilëve me gomone, janë dërguar në aeroportin e Gjakovës për t’u strehuar në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet në Kosovë vijojnë të jenë në gatishmëri pasi meteorologët parashikojnë përkeqësim të kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim.


Share

Komente