Edhe në Austri besimtarët katolikë shqiptarë kremtuan festën e Pashkëve
Qindra besimtarë katolikë janë mbledhur të dielën në kishën katolike shqiptare në Vjenë për të kremtuar festën të Pashkëve. Meshën e udhëhoqi meshtari Don Nikson Shabani i cili përcolli lutje për paqe, dashuri dhe lumturi, raporton albinfo.at
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Si kudo në botën, aktivitetet festive të Pashkëve kanë filluar që nga e Enjtja e Madhe, të Premten e Madhe dhe të Shtunën e Madhe si dhe kanë vazhduar gjatë ditës së sotme që është edhe dita kryesore e festës së Pashkëve, ndërkohë aktivitetet festive do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë, kur përmbyllet festa e Pashkëve.
Albinfo.at ishte e pranishme dhe përcolli për se afërmi meshën shenjte në Vjenë.