January 25, 2022

Edhe në Belgjikë dhe Turqi përmbytje të mëdha

Shpërndaje lajmin

Mësohet se të paktën pesë persona kanë kanë vdekur dhe tre janë zhdukur pasi shirat e mëdha goditën bregdetin verilindor të Detit të Zi në Turqi, transmeton albinfo.ch.

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Reshjet e mëdha goditën veçanërisht provincën e Rizës duke shkaktuar shembjen e një numri shtëpish, raporton AP.

Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Trupi i një gruaje 75-vjeçare u gjet mes rrënojave të shtëpisë së saj trekatëshe në rrethin Muradie në Rize, ndërsa burri i saj dhe një burrë tjetër u raportuan të zhdukur.

Rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

Reshjet e mëdha të shiut çuan gjithashtu në përmbytje në Belgjikë dhe Gjermani, në të cilat mijëra shtëpi u shkatërruan dhe dhjetëra persona humbën jetën.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *