January 24, 2022

Edhe në Itali ‘fluturojnë’ çmimet e naftës

Shpërndaje lajmin

Sipas të dhënave javore të Ministrisë italiane së Tranzicionit Ekologjik, çmimet e karburanteve janë ende në rritje.

Ato arritën në 1,746 euro për litër për benzinën, 1,608 euro për naftën dhe 0,826 euro për LPG (gazin e lëngshëm), raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

Shifrat raportohen nga Shoqata e Konsumatorëve, që nënvizon se ”çmimi i naftës është në nivelin më të lartë që nga viti 2014”.

Vetëm në një vit, çmimi i gazit u rrit 39,5 %.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *