Edhe pse jeni ndarë, a rron ai ende brenda saj? Ronela Hajati flet hapur për Zerkën

Shpërndaje lajmin

Disa muaj më parë, Ronela Hajati në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar ndarjen e saj nga Young Zerka. Pas asaj interviste, të dy këngëtarët kanë dhënë këtë përgjigje nëpër dalje të ndryshme televizive, duke mos lënë vend për asnjë aludim. E ndonëse rrugët e tyre janë ndarë, ngacmimet dhe pyetjet e ndryshme për njëri-tjetrin nuk mungojnë në intervista.  Ronela Hajati ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” për të folur për albumin e saj “Rron” duke zbuluar shumë detaje të reja. Ndër të tjera, Ronela është “ngacmuar” edhe në lidhje me jetën e saj private, ku është pyetur nëse ai (Young Zerka) rron ende te ajo edhe pse janë ndarë. Por, artistja është përgjigjur e prerë që “JO”

Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?

Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.

Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?

Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.

Aktualisht, këngëtarja ka treguar se është single dhe i është përkushtuar kokë e këmbë muzikës, e cila është dashuria e saj e përjetshme. Në muajin mars, Ronela lançoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, pasuar nga “Aventura”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *