Edi Martini i jep dorën kundërshtarit: Vllaznia na dominoi, e meritoi fitoren

Share

Trajneri i Teutës, Edi Martini është shfaqur shumë i zhgënjyer për humbjen e ditës së sotme, teksa ka thënë se Vllaznia e meritoi fitoren. Për mikrofonat e “Supersport”, Martini tha se skuadra e tij bëri ndeshjen më të keqe në kampionat.

“Nuk jam i shqetësuar për humbjen e parë në kampionat, pasi Vllaznia e meritoi fitoren për lojën që bëri. Kemi bërë ndeshjen më të keqe të kampionatit. Nuk arritëm të kontrollonim lojën. Vllaznia ishte më e freskët, luajti më mirë dhe kishin kontrollin e lojës me 10 lojtarë. Duken shumë 9 pikë, por kampionati është shumë i gjatë. Për mënyrën se si ne luajtëm, Vllaznia e meritoi fitoren.

E njihnim mirë kundërshtarin. E dinim çdo lojtar. Duhet të ishim më të qartë, por e thashë që ishte një ditë e keqe për ne. Nuk ishim mirë fizikisht.

Unë mendoj që po ta shikojmë ndeshjen në tërësi, në minutat e para bëmë mirë. Pastaj bëmë gabime elementare në mesin e fushës, ata ishin më mirë aty. E kishim vështirë edhe qarkullimin e topit, diçka që e kemi pasur mirë.

Merkato? Presim këto ditë ndonjë lëvizje. Por, është e vështirë që të marrim lojtarë të mirë tani. Mendoj se do bëjmë 2-3 afrime.

Djali tifoz me Vllazninë sot? Do flas me atë sot në shtëpi.”, u shpreh Martini.


Share

Komente