Edi Rama, të ngrejë komision hetimor për kasetën e pa publikuar “Hajdari”; që Berisha regjistroi me Zenel Nezën në spital

Share

Gurguleja me kasetën e Lulzim Bashës, publikuar nga “BBC”; dhe parlamenti, i cili pas rihapjes së dosjes “Hajdari”, ka detyrim të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes, duke i çuar prokurorisë, kërkesën për thirrjen e detyrueshme të Sali Berishës në proces hetimi e gjykimi, ashtu siç ka detyrim të kërkojë rihetim për video-kasetën “Prifti” me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve me 21 janar, të cilën drejtësia e quajti false për të shpëtuar Ilir Metën

Prej një jave, Rama e Balla betohen e përgjërohen nga 3 herë në ditë, se do ngrenë komision special parlamentar, për hetimin e Lulzim Bashës, lidhur me fshehjen e video-kasetës nga masakra serbe në Krushë, për të cilën akuzohet se e ka fshehur.

Sipas Ballës, ky komision mund të ishte ngritur ditën e enjte, por Komiteti i Eksertëve nuk e lejoi Gramoz Ruçin të zhvillonte seancën parlamentare, për shkak të situatës “Covid 19”.

Faktet kanë treguar, se kurdo që të ngrihet e sado të zgjatet në kohë ky komision, nuk ka asnjë dyshim, se do jetë lojë mes palëve; taman si 113 komisionet hetimore paralamentare në 30 vite, i fundit komisioni fals “Manja”, për gjoja shkarkimin e Ilir Metës.

Edhe pse kaseta e masakrës në Krushë, është transmetuar 20 vite më parë nga “BBC” e tashmë është në krejt rrjetet sociale e media, nuk themi që komisioni “Basha” të mos ngrihet.

Përkundrazi, duhej ngritur qysh 15 vite më parë kur Basha u “katapultua” në kupolën e PD e qeverisë e t’i kërkohej të deklaronte, ajo që i është kërkuar para 10, 7, 3 vitesh prej një jave nga Edi Rama, se çfarë roli ka patur e çfarë pune paska bërë në Kosovë e në veriun e Shqipërisë.

nezaMirëpo, përpara komisionit për kasetën “Basha”, mendojmë se radhën e ka patur dhe e ka akoma, kaseta “Hajdari”, me dëshminë e truprojës së plagosur Zenel Neza, regjistruar nga Sali Berisha e Ylli Rakipi në spitalin ushtarak, një ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Përballë një drejtësie të molepsur, që ka akoma frikë të thërrasë Sali Berishën në hetim-gjykimin e rihapur nga Izet Haxhia, qeveria dhe parlamenti, duhet të kontribuojnë me kërkesë-vendim komisioni, drejtuar prokurorisë e gjykatës; për të zbardhur akuzën, lidhur me rolin dhe interesin e Sali Berishës në ekzekutimin e Azem Hajdarit.

Kaseta me dëshminë e truprojës së Azem Hajdarit, në mos dosja e zezë faktike e vrasjes së deputetit, është pistë kryesore për hetimin, ndaj dhe Sali Berisha e fsheh, siç fshehu jashtë Shqipërisë dëshmitarin Zenel Neza.

Po kështu, radhën e ka dhe video-kaseta “Prifti” e cila po me të njëjtën procedurë komisioni parlamentar, duhet rihetuar nga fillimi, mbasi drejtësia e llojit “Gjin Gjoni-Arjana Fullani” e nxorën false; paçka se ishte fakt e për shkak të saj u vrarë 4 qytetarë dhe u plagosen dhjetëra të tjerë.

Ka dyshime, se dhe kjo gurgule e Ramës me kasetën “Basha”, nuk e ka merakun tek masakra serbe e Kosovës, por është “guri i radhës”, si presion ndaj Bashës e krejt kupolës së PD, për të mbyllur gojën ndaj “njollave” të grupit “Rama”

Nëse Rama e ka seriozisht këtë “dhimbje patrotike” për masakrën serbe në Krushë, duhet të bëjë pjesë të komisionit “Basha” edhe ish-kryeministrat Nano, Meta, Majko; si dhe ish-ministrat e jashtëm e të brendshëm të 8 viteve pushtet të PS (1997-2005), për të zbardhur se me çfarë statusi, ia kanë dhënë Bashës 7 Pasaporta Diplomatike çdo 1 e 2 vite, me datëlindje, atësi e vendbanime të ndryshme.

Ndryshe, mos e lodhni më popullin me këto lojëra tallëse, por zgjidhni krizën, filloni ndëshkimin e zhbllokoni integrimin/Pamfleti

The post Edi Rama, të ngrejë komision hetimor për kasetën e pa publikuar “Hajdari”; që Berisha regjistroi me Zenel Nezën në spital appeared first on Media .


Share

Komente