Edicioni i 4 i “Mokra n’fest”, organizatori jep detaje për Euronews Albania

0
Shpërndaje lajmin

“Mokra n’fest” edicioni i 4 është zhvilluar edhe këtë herë në urën e gurit në Golik. Fokusi kryesor i kësaj feste është promovimi i monumenteve të kulturës dhe natyrës të kësaj krahine prandaj këtë vit.
Kamerat e Euronews Albania edhe këtë vit nuk munguan në këtë festë popullore që promovon vlerat e mokrarëve. Organizatori i kësaj feste Ledjan Zeqollari tha në një intervistë për korespondentin Xhensil Shkëmbi se në këtë edicion të 4, “Mokra n’fest” do ketë  gjithçka, argëtime nga kampingu te muzika, ushqimi i mirë, promovim monumentesh e gjithçka që ofron turizmi i kësaj zone.
“Mokra është një krahinë etnokulturore që i përket bashkisë Pogradec. Një krahinë me vlera, një krahinë historike e cila ka shumë të zhvilluar turizmin kulturor. Pra sot ne po zhvillojmë Mokra n’festë, edicionin e 4. Dy edicionet e para janë zhvilluar në dy varret monumentale të Selcës, ndërsa dy edicionet e fundit janë zhvilluar në urën e Kolikut.
Synimi ynë ka qenë që bashkë me këtë festë të promovojmë edhe monumentet e kulturës të natyrës së Mokrës dhe të Pogradecit në përgjithësi. Sot do ketë gjithçka nga kampingu, shikimi i yjeve me teleskop, muzikë të mirë, këngëtarë të rinj dhe gjithçka që ofron turizmi i kësaj zone”,-tha Ledjan Zeqollari, organizatori i Mokra n’fest.
LEXONI GJITHASHTU:

180 minuta larg ëndrrës/ Ekipet shqiptare mbërrijnë në play-off të conference league
Referendumi për emigrantët/Debate në Poloni, qeveria mbështet nismën, opozita kundër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *