“Efektet e skandalit McGonigal”- avokati: Si ra çmimi i apartamenteve
Avokati Besart Logu bëri me dije se skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal në dosjen e të cilit përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama ka dhënë efektet e para dhe në investimet që po bëhen në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një ditë pas publikimit të çështjes çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit, ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë.
“Një ditë pas publikimit të skandalit të agjentit të FBI-së, çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë euro. 5 mijë euro ulje direkte. Nëse ndaj kryeministrit nisin hetimet nuk ofron shumë siguri.
Çështja Charles McGonigal sapo ka filluar të japë efektet e para”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ankand për furrën e bukës, zbulohet çështja që çoi Shkëlqim Canin në SPAK
Balla: Edhe unë e kam takuar McGonigal, ja për çfarë kemi biseduar