Ekipi austriak kërkon dhjetë milionë euro për Berishën

Shpërndaje lajmin

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të largohet nga Salzburgu dhe ekipi austriak.

“Salzburger Nachrichten” ka njoftuar të martën se Salzburgu për ta lënë të lirë Berishën në verë po kërkon dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Te Salzburgu janë të vetëdijshëm se interesim për Berishën tashmë kanë shprehur shumë skuadra të mëdha të Evropës dhe 22-vjeçari është i gatshëm për të vazhduar karrierën në një kampionat më të fortë.

Madje, Berisha nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Salzburgun që i skadon vitin e ardhshëm.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *