EKSKLUZIVE: Rufki Suma pranon dhurata nga kriminelin turk, Sedat Peker, dhe e shëtit nëpër Han të Elezit

Share

Sedat Peker, dy herë i dënuar në Turqi për krime, përfshirë udhëheqjen e një organizate kriminale, është parë një ditë më parë me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Në këtë vizitë ai kishte dhuruar disa laptopë për nevoja të ndryshme në arsim dhe komunë.

Peker ishte i shoqëruar me këshilltarin e komunës së Butelit të Maqedonisë, Erkan Shabani.

Sedat Peker, udhëheqësi i dënuar i një organizate kriminale në Turqi bashkë me Rufki Sumën ka vizituar edhe lapidarin e dëshmorëve në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit.

Të gjitha këto takime e “dhurata” janë bërë publike nga vetë Suma, në Facebook, por më pas është fshirë postimi i një dite më parë.

rufka peker 2

Peker, që u dënua në dy raste me akuzën e “krijimit të një organizate kriminale, kërcënimit, ngacmimit në vendin e punës, plagosjes, plaçkitjes dhe përdorimit të identitetit të rremë”, pati agjendë edhe me hoxhën  e xhamisë së Qarshisë, Nusret Shyti.

Peker, bashkë me kryetarin Suma e hoxhën Shyti, janë parë duke darkuar edhe në një nga restorantet periferike të Hanit të Elezit, raporton arbresh.info.

Mediet në Turqi raportojnë se Peker ka zgjeruar rrethin e tij edhe në Shqipëri.

“Unë jam në tokën ballkanike”, është shprehur vetë Peker në rrjetet sociale.

Burimet e arbresh.info, marrin vesh se Sedat Peker gjendet tani në Maqedoni.

“Unë kam bërë shumë njerëz rreth vetes”, thotë Peker në videot e tij, përmes të cilave vazhdon të kërcënojë fiugura të njohura të krimit në Turqi.

Publikisht ai ka hedhur poshtë raportet se ai u largua nga Turqia për shkak të problemeve ligjore, duke thënë se ai u zhvendos në Ballkan për të ndjekur angazhimet e tij në biznes.

“Unë nuk kam bërë ndonjë krim që të kërkohem (nga policia). Unë nuk kam asnjë problem me policinë e Republikës së Turqisë,” shkroi Peker në Instagram.

Peker lindi në Adapazarı, në provincën turke të Sakarya. Ai kaloi një kohë të konsiderueshme në Gjermani./arbresh.info/

rufka peker

 

 

 

The post EKSKLUZIVE: Rufki Suma pranon dhurata nga kriminelin turk, Sedat Peker, dhe e shëtit nëpër Han të Elezit appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente