January 25, 2022

Ekspertët e teknologjisë: 2022 do të jetë më i keqi deri më tani

Shpërndaje lajmin

Studiuesit e sigurisë kibernetike nuk janë optimistë për periudhën e ardhshme.

Kriminelët dhe shpërndarësit e viruseve kanë evoluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Operatorët, dikur grupe apo individë të ndryshëm, tani janë bërë shumë të sofistikuar dhe të organizuar.

Ekspertët e sigurisë kibernetike sugjerojnë se situata nuk pritet të përmirësohet. Disa prej tyre thonë gjithashtu se jemi në “epokën e artë të viruseve” dhe se viti 2022 do të jetë më i keqi deri tani.

Sipas ENISA (Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Bashkimit Evropian), sulmet me viruse u rritën me 150 për qind midis prillit 2020 dhe korrikut 2021.

Një nga faktorët më të mëdhenj që ka ndikuar në rritjen e frekuencës së sulmeve është fitimi i parave. Në një numër të madh rastesh, kriminelët kibernetikë arritën të zhvasin miliona dollarë nga sulmet individuale.

Studiuesit e sigurisë kibernetike theksojnë se hakerët do të arrijnë deri aty sa të zhvatin para nga organizatat përmes modelit të abonimit, ku kriminelët do të paguhen në mënyrë që të mos ju sulmojnë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *