November 28, 2021

Ekspertët në Zvicër: Të gjithë do të marrin një vaksinë përforcuese

Shpërndaje lajmin

Zvicra është vendosur të fillojë administrimin e dozës së tretë të vaksinës Covid për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata në rrezik, pavarësisht nga mosha. Por a do të ketë të drejtë edhe pjesa tjetër e popullatës për vaksinë?

Ekspertët e shëndetësisë thonë se ka gjasa të ndodhë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

“Është vërejtur se ata që kanë marrë një dozë të tretë kanë 19 herë më pak gjasa të infektohen sesa ata që kanë marrë vetëm dy doza”, tha Philippe Eggimann, një specialist i sëmundjeve infektive dhe president i shoqërisë mjekësore franceze.

Një tjetër ekspert zviceran i shëndetit, virologu Didier Trono, gjithashtu beson se përforcuesit do të bëhen të disponueshëm për publikun e gjerë.

“Ne do të duhet të shohim se si dobësohet imuniteti, por doza e tretë mund të rekomandohet për të gjithë.”

Ai shtoi, megjithatë, se do të kishte më shumë kuptim që së pari të imunizonin ata që nuk janë vaksinuar fare, përpara se të ofronte një dozë të tretë “për ata që tashmë kanë dy”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *