Eksperti: Aktualisht Shqipëria e prodhon vetë 100 % energjinë elektrike

Shpërndaje lajmin

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se aktualisht Shqipëria e prodhon 100% energjinë elektrike nga hidrocentralet e veta.
Në këto kushte vendi ynë bën përjashtim nga vendet e tjera të rajonit.
“E prodhojmë vetë, nuk kemi nevojë të dalim ta blemë,” – u shpreh Duleviç.
Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9,9% më pak energji.
Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5%. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21,9%.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shqipëria në vitin 2022| Bizneset konsumuan 9,9% më pak energji, familjet 0,5%
Energjia e pamjaftueshme në 2022, u prodhuan 7 teravat nga HEC-et

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *