Eksperti i sigurisë: Armatimi i Serbisë, grumbull skrapi në krahasim me NATO-n

Shpërndaje lajmin

“Armatimi i Serbisë është një grumbull skrapi, në raport me mjetet ushtarake që disponon NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.
“Në raport me NATO-n apo me SHBA-të, të cilat mbrojnë vendet e Ballkanit, ky armatim është një grumbull skrapi”, tha ai.
Sipas tij, Serbia ka armatim të mjaftueshëm për ndonjë invazion në Kosovë apo edhe në Ballkan, por me situatën e sotme gjeopolitike, mendon se Beogradi zyrtar nuk do të ndërmarrë një operacion ushtarak.
“Në raport me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, armatimi që disponon Serbia është i maftueshëm për të kryer ndonjë invazion, qoftë ndaj Kosovës apo ndonjë prej këtyre shteteve. Rreth kufirit me Kosovën, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, serbët disponojnë tre brigada. Kanë rreth 52 batalione, 320 tanke, 450 mjete të tjera të blinduara. Pra, ka një arsenal të mjaftueshëm për të realizuar një agresoin të mundshëm”, deklaroi eksperti.
Eksperti tha se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi armatimi i Serbisë është mbrojtës dhe Kosova nuk ka pretendime territoriale.
LEXONI GJITHASHTU

Presidenca e Kosovës reagon ndaj transportit të armëve kineze në Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published.