Eksperti i sigurisë rrugore: Aksidentet me skuter mund të jenë fatale

Shpërndaje lajmin

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha thotë se aksidentet me skuter mund të jenë fatale.
Në emisionin “Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Hoxha tregoi rastin ku një burrë u aksidentua nga një skuter dhe gjeti vdekjen.
“Janë një mjet transporti shumë i vjetër, që është vënë në përdorim në vitin 1916, pra, nuk është një mjet i ri, por që koha e ka hequr dhe e ka lënë të fshehur deri tani. Njerëzit për nevojat e tyre, kanë filluar ta përdorin. Në momentin që një mjet tjetër hyn në Shqipëri, kjo duhet të reflektojë sepse ky është mjet rrugor.
Në momentin që është mjet rrugor, duhet të ketë disa rregulla. E para, duhet pagëzuar, do një emër. Çfarë është ky? Biçikletë nuk është, skuter nuk është, nuk di çfarë t’i thuash, i duhet gjetur një emër. Në kodin rrugor duhet të ketë emër ky. Një javë më parë, kisha një grua në zyrë, u ankua se një me skuter i ka rrëzuar burrin dhe burri i saj ka gjetur vdekjen. Janë shumë të rrezikshëm”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Kamioni përplaset me skuterin, vdesin dy 18-vjeçarë
Si ndikojnë skuterët elektrikë në mjedis?
Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike në sheshet publike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *