Shpërndaje lajmin

Opozita turke siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet lokale, më e madhja gjatë gjithë pushtetit të Erdogan.
Eksperti Kreshnik Osmani tha në emisionin Now në Euronews Albania se arsyet e humbjes së Erdogan janë konsumimi i gjatë i pushtetit dhe transformimi i politikë së tij të jashtme.
Sipas tij, Erdogan ka zhgënjyer mbështetësit islamistë, lidhur me qëndrimin e mbajtur në konfliktin Izrael-Gaza.
“Populli turk ka dy akse ku mund ta komandosh, është damari nacionalist dhe damari religjioz islamist. Islamizmi i tij dështoi. Dhe islamikët janë ata që e braktisën se dështoi së provuari elektoratin e tij që e karikoi fuqimisht për ndërhyrjen në Gaza, qëndrimin e butë ndaj izraelit dhe ishte një mesazh i fortë që nëse nuk ndryshon strategji, do shkojnë te opozita”, tha ai.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kush është Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit që mund të sfidojë Erdogan
Zgjedhjet lokale në Turqi, pse humbi Erdogan? Deklaratat pas rezultatit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *