Eksperti: Pushimet më të lira janë në veri, 30-35 euro dita për person

0
Shpërndaje lajmin

Eduart Çekoja, ekspert i turizmit theksoi se me rënien e euros Shqipëria tashmë nuk është më një destinacion i lirë.
I ftuar në emisionin “Summer Cube” në Euronews Albania, theksoi se në Veri të vendit çmimet janë më të lira, ku me 35 euro mund të akomodohesh si dhe të ushqehesh.
“Unë nuk besoj se Shqipëria është një destinacion tashmë i lirë e sidomos me rënien e euros. Në zonat e Veriut është e përfshirë dhe akomodimi dhe ushqimi, mungojnë restorantet. Veriu i vendit mbetet më e lirë krahasuar me rivierën në jug.
Në veri një natë kushton  35 euro, ku janë të përfshirë ushqimi, akomodimi dhe mikpritja vazhdon të jetë një element shumë i rëndësishëm i traditës”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Kush do ta ngrejë euron? Kreu i Shoqatës së Eksportuesv: E ka në dorë vetëm BSH
Ndërtimi i parqeve eolike/ Balluku: 3 kompani janë kualifikuar për fazën finale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *