Eksperti rrugor sqaron si funksionon sistemi i pikëve në patenta

Shpërndaje lajmin

Personave të cilët do t’u hiqet leja e drejtimit për shkak se humbasin të gjitha pikët, do të detyrohen të futen sërish në kurs në autoshkollë nga e para, duke iu nënshtruar testit teorik dhe praktik.
Eksperti rrugor, Islam Qibini sqaroi në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se si funksionon sistemi i pikëve dhe se kur një drejtuesi mjeti i hiqet patenta.
“Maksimumi i pikëve që ka një drejtues mjeti është 20. Nëse një shofer bën një parakalim të gabuar, drejtuesit të mjetit i hiqen 3 pikë. Kjo hyn te normat e sjelljes. Nëse ka konsumuar pije alkoolike, i hiqen 5 pikë. Nëse i hiqet leja e drejtimit dhe vazhdon e drejton mjetin, përveçse dërgohet për procedim penal, i hiqen të 20 pikët dhe duhet të fillojë kursin nga e para”, tha eksperti.
Qibini nënvizoi se heqja e pikëve shoqërohet me gjobë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, pasi janë shkelje të rënda që bëhen shkak për aksidente apo mund të përsëriten.
Ai shtoi se një drejtues mjeti mund t’i fitojë pikët e humbura nëse brenda 1 viti nuk kryen të njëjtën shkelje.
LEXONI GJITHASHTU

Heqje patente për shoferët që konsumojnë drogë
Urbanistja Musai: Tirana, shumë larg qytetit të gjelbër
Eksperti Hodo: Bashkia të krijojë kushte të mira për parkimin, jo gjobitjen

Leave a Reply

Your email address will not be published.