Eksperti ushqimor: Kujdes nga salmonela, lajini vezët e fshatit para përdorimit

0
Shpërndaje lajmin

Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se vezët e fshatit që bëhet nga pula të rritura në natyrë e kanë të verdhën në ngjyrë më të fortë.
Përveç benefiteve që ka organizmi i njeriut nga konsumimi i vezës, e cila është shumë e pasur me vitaminë A, ajo bart edhe rrezikun e salmonelës.
Eksperti këshilloi që në rastin e vezëve të fshatit, ato të lahen me ujë të rrjedhshëm përpara konsumimit.
“Nëse e marrim vezën dhe s’e kemi lartë me ujë të rrjedhshëm ajo ka rrezikun e salmonelës. Në lëkurën e tyre ka salmonelë, kur do ta skuqësh duhet ta lash mirë. Nëse e tepron me vezën, vepron kolesteroli. Nuk duhen konsumuar më shumë se  1-2 kokrra në ditë, nëse konsumohet më tepër është rreziku i kolesterolit”, tha eskperti.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Hani 1 deri në 2 vezë të ziera në ditë, ja përfitimet
Ushqimi natën ju bën më të uritur dhe rrit rrezikun e obezitetit, zbulon studimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *