Eksperti ushtarak: Qëllimi i Rusisë është pushtimi i ngadaltë i qyteteve

Shpërndaje lajmin

Jack Watling, një ekspert ushtarak në institutin e mbrojtjes me bazë në Londër, Royal United Services Institute, ka dhënë vlerësimin e tij të fundit të lëvizjes së forcave ruse brenda Ukrainës, shkruan BBC
Sipas tij, shumica e forcave ruse janë brenda Ukrainës, dhe se ata nuk janë në gjendje të dislokojnë forcat në të gjithë vendin.

“Përpjekja kryesore e forcave ruse për momentin është jugu, ku ata përpiqen të marrin në kontroll Mariupolin dhe më pas të bllokojnë njësitë ushtarake ukrainase në Donbas.”
Ndërsa në Kherson dhe Mykolaiv, përparimi i forcave ruse ka ngecur, sipas Watling.
Rusia po përpiqet të përparojë drejt veriut nga Krimea përgjatë lumit Dnieper për të rrethuar zonën e operacioneve të forcave të përbashkëta, ku ndodhen shumë nga njësitë më të mira të Ukrainës, raporton
Rusia po përdor një taktikë ndryshe, për shkak të rënies së moralit të ushtarëve. Ata po rrethojnë qytetet, duke penguar kështu furnizimin me ushqime dhe po shkatërrojnë gradualisht qytetin me artileri.
Për momentin, prioriteti i tyre duket se është të mposhtin forcat ukrainase në Donbas. Pasi të marrin në kontroll Mariupolin, ata ka të ngjarë të përforcojnë njësitë ushtarake për të përparuar në Kharkiv në veri të Donbas.
Qëllimi i tyre është pushtimi i ngadaltë i qyteteve, një nga një.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.