October 23, 2021

Eksperti zgjedhor publikon shifrën e papritur në ABC: Tirana, pjesëmarrje masive

Shpërndaje lajmin

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh në studion e ABC se pjesëmarrja e sotme në zgjedhje është tepër e lartë duke marrë në konsideratë numrin e votuesve rezidentë në Shqipëri.

Sipas tij, nga të dhënat paraprake mendohet se në kutitë e votimit kanë shkuar 75-76 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote, shifër kjo shumë e lartë sipas tij duke marrë në konsideratë infrastrukturën e vendit.

Ai del në këtë përfundim duke bërë një krahasim mes personave që janë në listat e votuesve dhe atyre që janë rezidentë në Shqipëri pasi vendi njihet për një emigracion të lartë.

Duke hequr nga listat personat që janë jashtë, Tutulani shprehet se arrijmë në një pjesëmarrje deri në 76 për qind të zgjedhësve rezidentë.

Tutulani tha se Tirana ka patur një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje dhe kjo ishte e papritur sipas tij.

Ai u shpreh se gjatë sondazheve ka patur një pjesë të mirë të publikut që nuk janë shprehur dhe ky fenomen sipas tij përkthehet në një votë kundër qeverisë.

Ndërkohë, mësohet se pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ është 48.56 për qind. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *