Eksportet e drithërave detyrojnë Rusinë e Ukrainën të takohen

0
Shpërndaje lajmin

Delegacionet ushtarake nga Rusia dhe Ukraina më 13 korrik bën përparim të mjaftueshëm në bisedime që kanë për qëllim mosmarrëveshjet mbi bllokadën e eksporteve të drithërave.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha përmes një deklarate pas bisedimeve mes delegacioneve, se palët janë pajtuar për “kontroll të përbashkët” të porteve dhe për mënyrat “për të ofruar rrugë të sigurta të transportit” përgjatë Detit të Zi, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
 
Pas takimit që do të mbahet javën tjetër në Turqi “të gjitha detajet do të rishikohen edhe një herë dhe puna që kemi bërë do të nënshkruhet”, tha Akar.
Delegacionet ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës mbajtën takim në Stamboll në përpjekje për të zhbllokuar eksportet e drithërave, pasi bllokada ka kontribuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimit.
Zyrtarët e ushtrisë turke dhe të dërguarit e Kombeve të Bashkuara ndërmjetësuan takimin, me qëllim që të gjendet një mënyrë për të zhbllokuar miliona tonë drithëra që gjenden të bllokuara në depotë brenda Ukrainës dhe në portet e këtij shteti.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *