Shpërndaje lajmin

Referuar statistikave, eksportet turke në Ballkan në 10 muajt e këtij viti u rritën me 21.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 17.28 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.
Eksporti më i madh është bërë në Rumani (5.2 miliardë dollarë), ndërsa rritja më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar në Mal të Zi. Në Kosovë, eksporti turk kap shifrën e 520.3 milionë dollarëve.
Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve Turk (TIM), në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër ishte në nivelin 14.18 miliardë dollarë.
Rumania ishte vendi që Turqia kishte bërë më së shumti eksporte gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga Bullgaria (3.76 miliardë dollarë), Greqia (2.38 miliardë dollarë), Serbia (1.43 miliardë dollarë) dhe Sllovenia (1.36 miliardë dollarë).
Eksportet në vendet e tjera të rajonit ishin më pak se një miliard dollarë, përfshirë Kosovën. Në Shqipëri (836.63 milionë dollarë), Bosnje dhe Hercegovinë (602.47 milionë dollarë), Maqedoninë e Veriut (537.75 milionë dollarë), Kroaci (482.64 milionë dollarë) dhe Mali i Zi ( 128.12 milionë dollarë).
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *