November 29, 2021

Ekspozita “paralel 42″, kuratori: Fuqia e artit shuan kufijtë dhe pushtetet

Shpërndaje lajmin

Nga Leontina Nika

Shuarja e kufijve politik dhe ideologjik është në zemër të ekspozitës “Paralel42″. 3200 artistë nga 20 shtete të botës bëhen bashkë në Kryeministri. Kuratori Elton Koritari në një intervistë për abc thotë se mesazhet që punimet përçojnë janë padyshim politike zhdukja e kufijve shuan edhe forcën e pushtetit.

Ky është udhëtimi që ofrohet nëpër botë, përmes forcës së artit. Ideja për këtë ekspozitë i kishte rrënjët në pandemi thekson kuratori Elton Koritari.

Udhëtimi i Imago Mundi fillon në Shqipëri, historikisht një kryqëzim në Europë, midis Perëndimit dhe Lindjes. 163 artistë bashkëkohorë ndërtojnë portretin shpirtërorë të Shqipërisë, pa lënë mënjanë edhe theksin politik.

Rrugëtimi përgjatë paralelit 42 vazhdon nëpër Europë, Azi dhe Amerikë, Turqi dhe Gjeorgji, botë mes dy kontinenteve,Rusia  dhe një numër ish- republikash sovjetike, parada vazhdon me  Spanje, Francë, dhe Itali vende me rrënjë të përbashkëta latine nuk mungojnë as SHBA apo  Koreja e Veriut një vend thuajse i paarritshëm, ku arti padyshim që depërton.

Qëllimi i këtij itinerari artistik sipas kuratorit është që arti bashkon aty ku historia, politika apo gjeografia ndahen. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 dhjetor në COD. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *