January 12, 2022

Ekzekutohet me armë zjarri sipërmarrësi me dy emra

Shpërndaje lajmin

Një sipërmarrës me precedent penal nga Sanxhaku i Kurbinit është ekzekutuar me armë automatike në mëngjesin e të premtes.

Vrasja e sipërmarrësit në Kurbin | Foto : Elvis Hila

Një 55-vjeçar u ekzekutua këtë të premte në Sanxhak të Kurbinit. Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras,  kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.

Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55 vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje. Mjeti i shtrenjtë që ai drejtonte ka vazhduar të ecë edhe për disa metra dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.

Pamjet tregojnë sulmin me breshëri plumbash mbi xhamin e parë të makinës në krahun e shoferit ku qëndronte Rakip Rroli.

Policia thotë se krimi u raportua rreth orës 08:45 minuta, ndërkohë që autorët kanë pasur kohë të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ekspertët kryen veprimet hetimore në vendngjarje, ndërsa forcat e policisë lokale, të ndihmuar edhe nga FNSH kanë ngritur postblloqe dhe ushtruan kontrolle në disa zona për kapjen e autoreve.

Burimet policore bëjnë me dije se janë identifikuar dy persona si ekzekutorë të dyshuar të 55 vjecarit. Ata janë babë e bir me inicialet S.Like e L. Lika.

Dy të dyshuarit janë të afërm të Ilir Lika (Xhepaj], një prej të dyshuarve për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku), ngjarje e ndodhur në vitin 2020 po në Kurbin.

Rakip Rroli, ka një biznes të materialeve të ndërtimit në zonën e Sanxhakut në Kurbin, ndërsa rezulton një person me precedentë penalë.

Në vitin 2011, ai është arrestuar për rrahjen e një përsoni. Atëkohë, Rakip Rroli në bashkëpunim me Petrit Sana, dhunuan dhe goditen me mjete të forta duke lënë të plagosur rëndë një 22 vjecar.

Ndërkohë dy djemte tij kanë qenë të hetuar për çështje droge. Burimet policore thonë se aktiviteti i tyre është një prej pistave kryesore të vrasjes, por nuk përjashtohen as konfliketet 55-vjeçarit ndër vite dhe se ekzekutimi i tij mund të jetë kryer për hakmarrje.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *