Elbi, vlerat ushqyese dhe vitaminat

Shpërndaje lajmin

Elbi përdoret për të mjekuar sëmundjet inflamatore të sistemit të tretjes; për gargarë në mahisjen e bajameve dhe inflamacionin e fytit; si freskues dhe si mjet i lehtë kundër heqjes së barkut.
Malti që përbëhet nga elbi i mbirë jo plotësisht (në mënyrë artificiale), përveç përgatitjes së birrës përdoret edhe në formë pluhuri në dozat 5-20 gr në ditë, si ushqyes te fëmijët që kanë të dobët muskulaturën e stomakut dhe të zorrëve, te të moshuarit dhe në rastet e urthit (hiperkloridrisë) te të rriturit.
Embrioni i elbit është i pasur me vitaminat E dhe B1, kurse pjesa tjetër me amidon, yndyra, proteina dhe enzima. Elbi i mbirë në rrënjëzën e tij përmban alkaloidin hordenine, i cili ka veti të ngushtojë enët periferike të gjakut (të rrisë presionin e gjakut sikundër adrenalina) dhe të zgjerojë bronket (sikundër efedrina). Në sajë të substancave mucilagjinoze, elbi është përdorur që në kohët e vjetra për të mjekuar sëmundjet inflamatore të sistemit të tretjes. Elbi rekomandohet si mjet që pakëson inflamacionin e indeve të acaruara të lëkurës dhe të mukozave, si mjet zbutës.

Përgatitja dhe përdorimi:
Zihen 20 g elb në një liter ujë; çaji që fitohet përdoret për gargarë në mahisjen e bajameve dhe në inflamacionin e fytit; përdoret gjithashtu si freskues dhe si mjet i lehtë kundër heqjes së barkut.
Malti, që përbëhet nga elbi i mbirë jo plotësisht (në mënyrë artificiale), përveç përgatitjes së birrës, përdoret edhe në formë pluhuri në dozat 5 deri 20 gr në ditë, si ushqyes tek fëmijët që kanë të dobët muskulaturën e stomakut dhe të zorrëve, te të moshuarit, dhe në rastet e urthit (hiperkloridrisë) te të rriturit.
Në rastet e enteritit mund të përgatitet ky çaj: zihen në 3 litra ujë nga 2 lugë me grurë, elb, tërshërë, miser, thekër dhe krunde derisa të ngelet 1 litër; lihet të ftohet, pastaj lëngu kalohet nëpër një nape të hollë. Pihet brenda 24 orëve ashtu sic është ose I holluar me qumësht dhe i ëmbëlsuar me sheqer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *