April 19, 2021

Eleminimi i turpshëm nga Liga e Evropës, Mourinho humb mbështetjen

Shpërndaje lajmin

Pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Londër, Tottenham humbi me të njëjtin rezultat në Zagreb dhe pësoi një tjetër gol në shtesë, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Europës, ndërsa në Angli i kanë modifikuar edhe nofkën “The Special One”, duke e quajtur tashmë “The Silent One”.

Eliminimi i bujshëm nga Liga e Europës mund të ketë qenë pika që ka mbushur gotën te Spurs, që edhe në kampionat kanë zbritur në vendin e ndonëse e nisën mjaft mirë sezonin, ndërsa mediat raportojnë se Mourinho mbështetet gjithmonë e më pak në dhomat e zhveshjes.

Tekniku portugez është njëri prej trajnerëve që mbron gjithmonë futbollistët e tij, por pas ndeshjes me kroatët drejtoi gishtin e akuzës ndaj tyre, duke thënë se nuk e kishin dëgjuar, si për të konfirmuar se një pjesë e mirë e senatorëve nuk po e ndjekin më.

Bosi i Tottenham, Daniel Levy po merr në konsideratë shkarkimin e trajnerit portugez, megjithatë kjo nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, pasi kontrata e Mourinhos është e majme në shifra dhe skadon vetëm në verën e 2023-shit.

Ndërkohë në Londër mediat kanë nxjerrë edhe emrat e parë të trajnerëve që mund të ulen në pankinën e Tottenham në rast shkarkimi të Mourinhos dhe ata janë Brendan Rodgers që drejton Leicesterin dhe Julen Nagelsmann, që aktualisht është në stolin e Leipzig. /albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *